Mundësia e fundit për konstituim, ndërkombëtarët nesër në Kuvend për të përcjellur seancën

Mundësia e fundit për konstituim, ndërkombëtarët nesër në Kuvend për të përcjellur seancën

Kori diplomatik pritet të marrë pjesë në seancën e nesërme, që është edhe mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit, para afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese që përfundon të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë, përmes një postimi drejtuar mediave.

“Meqë nesër është mundësia e fundit për ta konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetetuese, Ambasadori Rohde, bashkë me kolegët e tjerë ndërkombëtarë, planifikojnë ta ndjekin seancën nga parlamenti”, thuhet në njoftim.

Në seancat e tjera ambasadorët nuk kanë marrë pjesë. Dje ka qenë seanca e 51-të në përpjekje për konstituim, mirëpo ka dështuar si zakonisht. Seanca është ndërprerë ende pa kaluar tek votimi.

Kandidate e Vetëvendosjes për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Related Articles