Mungesa e kuorumit shtyn seancën për më vonë

Mungesa e kuorumit shtyn seancën për më vonë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se seanca e sotme parlamentare u shty për në orën 12 e 30, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë seancë, e cila nisi në orën 10, është paraparë të votohen pikat e papërfunduara të senacave të kaluara.

“Shumica e pikave janë votime, debatet i kemi shterur në seancat e kaluara. Mazhoranca nuk po mund t’i mbledhë deputetët, kështu që shihemi në orën 12 e gjysmë, kur po më premtojnë që i sjellin”, u shpreh Konjufca.

Konjufca më herët reagoi për mungesën e kuorumit, ku tha se kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë.

Related Articles