Sot shënon Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevcin dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kanë bërë homazhde tek përmendorja e cila është e dedikuar për personat e zhdukur, shkruan Gazeta Enigma.
I pari i ekzekutivit deklaroi se nga mbarimi i luftës në Kosovë ka munguar vullneti i shtetit serb për të lejuar gërmime në disa lokacione ku dyshohet se ka varresa masive.
Ndërkohë, kryeministri theksoi se gërmime ka pasur në pesë lokacione, ndërsa mijëra të tilla janë zhvilluar në Kosovë.
“Nga këto varreza masive janë nxjerrë gjithsej 900 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq, pastaj nuk ka pasur gërmime dhe në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2021, në dy varrezat masive janë nxjerrë edhe 61 shqiptarë të tjerë. Pra pjesa dërrmuese janë në muajt e parë të rrëzimit të Millosheviqit, më pastaj nuk ka pasur vullnet për gërmime të mëtutjeshme në Serbi, ndërsa në Kosovë i kemi 2800 gërmime në këto 25 vite”, deklaroi Kurti./GazetaEnigma/