Këtë fundjavë ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se skuadra e tij e meriton një vend në garat evropiane, pasi siç thotë ai, ata po luajnë “Fair-Play”.
Munishi ka kërkuar nga FFK-ja të bëjë kërkesë në UEFA për këtë gjë.
“Deri tanimë jemi shembulli më i mirë, ndoshta edhe në rajon. UEFA duhet të na jap mundësin të luajmë në Evropë për “Fair-Play”. Federata duhet të bëjë kërkesë për ne”, ka thënë Munishi në ATV.
Ai është pyetur edhe për gëzimin e madh të tij në takimin kundër Arbërisë tek njëri nga golat e Gjilanit.
“Unë e kam pasion futbollin. Nuk di të bëjë tjetër punë unë. Gjithë jetën me futboll. I kam ngushëlluar lojtarët e Arbërisë pas ndeshjes”, shtoi Munishi.