Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi nuk është i ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Malishevës, ndeshje e cila u luajt në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Munishi ka deklaruar se kjo është ndeshja e 5-të që e luajnë brenda 13 ditëve, duke thënë se kjo gjë nuk ndodh as në Premierligë.
“Kjo është ndeshja e 5-të që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premierligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium. Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli“, përfundoi Ismet Munishi./ Gazeta Enigma/