Munishi pas humbjes ndaj Ferizajt: Në futbollin e Kosovës është sakrificë të luash

Munishi pas humbjes ndaj Ferizajt: Në futbollin e Kosovës është sakrificë të luash

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas disfatës që Prishtina e pësoi nga Ferizaj të shtunën, ka thënë se të luash futboll në Kosovë është sakrificë.

Munishi ka thënë pas ndeshjes se skuadra mund të bëj gabime, por ato mund të përmirësohen, duke shtuar se ekipi ka probleme tjera.

Prishtina para ndeshjes me Ferizajn reagoi nëpërmjet një fotografie për vendimin e Komisionit të Garave, për pranimin e rezultatit të duelit Dukagjini – Prishtina.

“Në futbollin e Kosovës është sakrificë për të luajtur, si në aspektin mental, si në çdo aspekt tjetër. Ndoshta edhe ndeshja e kaluar na ka penalizuar sot”.

“Ne duhet të gjejmë forcën dhe të vazhdojmë tutje. Kemi probleme tjera. Problemet e lojës rregullohen. Është e vështirë, shumë e vështirë”, ka thënë Munishi.

Prishtina humbi me rezultat 1-0 nga Ferizaj.

Related Articles