Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se nga ky muaj, familjet përfituese nga asistenca sociale do t’i marrin ato me 20% rritje, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale, lajmi i mirë është që nga ky muaj, pra tetori, sociali rritet me 20% më tepër”, tha ai.
Murati shtoi se me ardhjen e Qeverisë Kurti 3, do ketë edhe tjera lajme të mira për Fëmijet, Pensionistët, Punëtorët me pagë minimale dhe Veteranët.
“Lajmi tjetër i mirë është që Qeveria Kurti 3 po vjen, e me këtë Qeveri, kemi përgatitur edhe disa lajme tjera të mira. Lajme të mira së shpejti edhe për: Fëmijët, Pensionistët, Punëtorët me pagë minimale dhe veteranët e UÇK-së”, tha ai.