Hekuran Murati i LVV-së pas dështimit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar për zgjedhje, teksa ka theksuar se “ai është opsioni i fundit”, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët opozitar të reflektojnë dhe të konsituohet Kuvendi.
“Nuk është qëllimi i jonë të shkojmë në zgjedhje, ai është opsioni i fundit për neve. Por nëse deputetët refuzojnë me konstituu Kuvendin atëherë duhet të shikohet. Kërkesa jonë është që të ketë reflektim dhe të ndodhë konstituimi i Kuvendit”, tha Murati para mediave.
Tutje ai shtoi se LVV-ja “i ka përmbushur detyrat kushtetuese”, me propozimin e emrit për kryeparlamentare.
“Qëndrim i LVV-së është i qartë tashmë, Albulena Haxhiu është kandidatja jonë për kryeparlamentare”, theksoi sërish Murati.
“Taktizimi” po bëhet nga opozita sipas Muratit. / Gazeta Enigma.
Murati: Nuk jemi të interesuar për zgjedhje, ai është opsioni i fundit
