Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja.
Përmes një postimi në Facebok, duke iu referuar të dhënave të ASK-së, ai ka thënë se trendi i vitit 2023 ka vazhduar dhe në 2024.
“Sipas ASK-së, gjatë vitit 2023 janë shtuar 9,807 ndërmarrje të reja neto, pra 11,409 ndërmarrje të regjistruara të reja dhe 1,602 ndërmarrje të shuara. I njëjti trend ka vazhduar edhe në vitin 2024, ku për 8 muajt e parë kemi 8,021 ndërmarrje të reja të regjistruara, apo mesatarisht 1 mijë regjistrime të reja në muaj. Kjo na bën të besojmë që deri në fund të vitit do të kemi rreth 12 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara” shkruan Murati