Murati reagon pas votimit në Prishtinë: Atë që s’e bëri LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, e bëri Vetëvendosje në Kuvend Komunal

Murati reagon pas votimit në Prishtinë: Atë që s’e bëri LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, e bëri Vetëvendosje në Kuvend Komunal

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk ka vonuar për të dalë me reagim pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti i kaluar.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ia ka atribuar këtë zhvillim si meritë të partisë së tij.

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës.Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike”.

“Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, shkruan ai.

Related Articles