Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët që mbajnë grevë nuk do të marrin pagë punëdhënësi për ditët sa nuk do të punojnë.
Sipas Muratit, grevistët nuk paguhen nga punëdhënësi, por nga sindikatat, duke përmendur edhe shembuj në disa vende të BE-së.
“Si qeveri nuk mendoj se do të duhej të kishte grevë, apo kërcënime e shantazh sic ka pasur çdo vit, ashtu që prindërit nuk janë të sigurt nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla apo jo”, ka deklaruar Murati në një konferencë për media.
Ai ka pasur një lutje për mësimdhënësit që të kthehen në punë, ose në të kundërtën do të paguhen vetëm për ditët sa nuk do të jenë në grevë.
“Lutja ime është që të rikthehet në punë stafi arsimor pasi nga kjo humbin nxënësit dhe vet stafi arsimor, pasi nuk do të marrin pagën e plotë, pasi do të paguhen vetëm për ditët sa nuk do të jenë në grevë”, ka deklaruar Murati.