Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Milan Radojçiq i është arratisur dje Policisë së Kosovës.
Musliu ka thënë se do të mjaftonte që policët të ishin “serioz, profesional e të përkushtuar”, si me Dardan Molliqajn dhe operacioni do të kryhej me sukses.
Ndër tw tjera, ajo ka thënë se po të ishte në opozitë kryeministri Kurti do të thoshte “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”.
“Do te mjaftonte vetem qe Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Mulliqit qe operacioni të kryhej me sukses. Shenjteria e tij Albin Kurti po të ishte në opozite do të thoshte për veprimet e Policise: “ Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, Policia ka thënë se arratisja e tij ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.
“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
/Gazeta Enigma/.