Gjatë ditës së sotme u raportua se ekipa e mbrojtjes së afërt të Presidentes Vjosa Osmani ka sulmuar një ekip të mediave.
Në lidhje me këtë ka reaguar vetë persidentja Osmani e cila ka thënë se kjo përndjekje ndaj vajzave të saj, është e kundërligjshme dhe e rrezikshme.
Tani ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu.
Musliu ka thënë se “është shqetësuese, por jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike”.
“Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj. Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore”, ka shkruar Musliu.