Mustafa demanton Rizvanollin, thotë se gjatë Qeverisë Kurti importi u rrit më së shumti

Mustafa demanton Rizvanollin, thotë se gjatë Qeverisë Kurti importi u rrit më së shumti

Besian Mustafa nga LDK-ja ka demantuar ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, e cila është shprehur se importi i rrymës nuk është rritur përgjatë Qeverisë Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa thotë se importi më i madh në sasi ka qenë në vitin 2021, viti i parë i kësaj qeverie, plot 1.52 TËh, importi i dytë më i madh 1.41 TËh ka qenë në 2023, prapë gjatë Qeverisë Kurti, dhe shton se importi i tretë më i madh 1.37 TËh ka qenë në 2024, prapë gjatë kësaj qeverie, transmeton Gazeta Enigma.

“Pra, në 3 nga 4 vitet e kësaj qeverie kemi importin MË TË MADH të rrymës gjatë kësaj periudhe, e ministrja thotë se importi nuk është rritë. Qysh?!”, u shpreh tutje Mustafa.

Ndër të tjera, ai Rizvanollit ia përmend kolegun e saj, Nagipin.

“Edhe për dështimet e kësaj qeverie ministrja tenton me fajësu’ gjithkend, brenda e jashtë Kosovës, veç veten jo. A ka harru që Nagipi i partisë së saj është arrestu për dallevere me tendera dhjetëra miliona euro a?!”.

“Me këtë logjikë po doni me arsyetu’ rritjen e çmimeve të rrymës a? Me këtë import të lartë e me çmime edhe më të larta, kush përfiton? Qytetarët dhe fabrikat jo. Përfitojnë veç tregtarët e rrymës si Martini e GEN-i”, u shpreh në fund Mustafa.

Related Articles