Mustafa pyet LVV-në: A është ende Kushtetuesja ‘e kapur nga opozita’?

Mustafa pyet LVV-në: A është ende Kushtetuesja ‘e kapur nga opozita’?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen e dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një deklarate publike, ai ka ironizuar qëndrimet e Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke pyetur nëse tani kjo parti e konsideron gjykatën të paanshme.

“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese ‘e kapur nga opozita’? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti ka pezulluar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, deri më 31 mars.

Related Articles