Nagacvi njofton mësimdhënësit: Me rekomandim të IKSHPK-së, mësimi shtyhet edhe dy javë

Nagacvi njofton mësimdhënësit: Me rekomandim të IKSHPK-së, mësimi shtyhet edhe dy javë


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot se i ka informuar drejtorit e shkollave të vendit, se me vendim të IKSHPK-së, fillimi i mësimit shtyhet edhe për dy javë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha”, ka thënë Nagavci.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  ka thënë se shpreson se gjendja do të përmirësohet në javën në vazhdim, e rrjedhimisht kështu të filloj edhe mësimi me prezenc fizike.

Postimi i plotë i ministres Nagavci:

Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.

Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në SHFMU ‘Dardania’ në Prishtinë.

MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.

Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillor, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshinë të gjitha fushat kurrikulare.

Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha  e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet.

Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha. 

Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar,  pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor. Shëndet e mbarësi!

Related Articles