Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Arbërie Nagavci, ka thënë se gjendja në arsim nuk është aspak e mirë.
Sipas saj, kjo po ndodhë për shkak të ndikimeve partiake dhe vendimet e nënshkruara në kohë fushatash.
“Fatkeqësisht për rezultatet e ulëta në arsim përgjegjës janë edhe SBASHK-u si përfaqësues të mësimdhënësve. Prandaj, është koha për punë sepse të gjithë e kemi obligim ta mbrojmë interesin më të mirë të fëmijëve. Kërcënimet e ikja e përgjegjësisë na kanë dëmtuar shumë. Kjo duhet të marr fund”, ka shkruar Nagavci.
/Gazeta Enigma/