Nagavci flet për sukseset dhe vështirësit gjatë 2021-ës, paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër

Nagavci flet për sukseset dhe vështirësit gjatë 2021-ës, paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, të enjten ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ka treguar për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim.

Ajo deklaroi se pandemia u ka shkaktuar shumë vështirësi dhe ka e goditur rëndë arsimin.

Nagavci falënderoi mësimdhënësit për rikthimin e nxënësve në shkolla.

“Ne kishim organizuar edhe mësimin plotësues për të gjithë nxënësit që kanë pas ngecje për shkak të situatës me pandeminë. Në mësimin e plotësues kanë qenë 61 nxënës të përfshirë gjatë vitit të kaluar shkollor”.

“Kemi organizuar një trajnim të mësimdhënësve për implementimin, kurse në zbatimin e kurikulës kanë qenë të përfshirë 1 500 mësimdhënës të përfshirë në trajnime para fillimit të vitit shkollor dhe 3 000 mësimdhënës në programe të ndryshme të trajnimit që janë ofruar nga Ministria e Arsimit”, theksoi ajo.

“Gjatë këtij viti 2 153 mësimdhënës janë pajisur me licencat e karrierës. Është vlerësuar performanca e 331 drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore në nivel vendi”.

Tutje, Nagavci tha se i kanë kushtuar kujdes të shtuar fëmijëve nga grupet e marxhinalizuara. Ajo tha se 150 anëtarë që janë trajnuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“E dini se tashmë është planifikuar në buxhet punësimi i 100 asistentëve për nevoja të veçanta dhe në fillim të vitit të ardhshëm 2022 do të fillojmë bashkëpunimin me komuna, punësimi i këtyre asistentëve”.

Ndërsa sa i përket riorganizimit të shkollave Nagavci tha së është në plan për vitin e ardhshëm që të punohen për vendosjen e standardeve për të gjitha komunat.

Për strategjinë për arsimin për vitin 2020-2026 ajo potencoi se është pothuajse në përfundim, duke shtuar se këtë vit janë ndarë bursa si asnjëherë më parë.

“Si asnjëherë më parë këtë vit kemi nda bursa dhe mbështetje financiare për studentet për nxënësit për të gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështetje financiare për studentet vajza, gra”.

“Gjatë vitit 2021, si asnjëherë më parë kemi ndarë bursa dhe mbështetje financiare për nxënësit dhe studentët në të gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështje financiare për studente vajza dhe gra në fusha të inxhinierisë, shkencës, teknologjisë dhe matematikës, në nivelin bachelor, ku i kemi përfituse 812 studente në vlerë prej 1000 eurosh”

“Janë ndarë 1 799 bursa për studentet elitar që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë me një vlerë prej 700 euro për secilin nga studentët” u shpreh Ministrja.

“Janë ndarë 500 bursa për shkollat e mesme rom, ashkali dhe egjiptiane. Dhe poashtu edhe për studentët që janë pranuar në top universitetet më të mira botërore. bursa edhe për studentët në nivelin e doktoratës”.

Nagavci tha se ngacmimet dhe dhuna ndaj nxënësve nuk do të tolerohet.

“Ngacmimet apo për dhunën që nga ndodh ndaj fëmijëve, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijë në institucionet arsimore tona”.

Gjithashtu gjatë kësaj konference ajo foli edhe për njohjen e diplomave, duke sqaruar se kanë formuar një Komision që do të merret me këtë çështje./Gazeta “Enigma”/

Related Articles