Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi të drejtën kushtetuese të fëmijëve për shkollim
Ndër të tjera, Nagavci organi më i lartë i shtetit rrëzoi vendimin e MASHT-it për organizimin e shkollave, duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie dhe se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale.
“Gjykata i trajton çështjet sipas kërkesave të parashtruesit, dhe kërkesa e ish-kryetarit të Kamenicës ka qenë, pyetja eksplicite se: a ka ndërhy Ministria e Arsimit në kompetencat e Komunës. Përtej aspektit formal, a është ndërhyrje në kompetencë të komunës, nuk është trajtuar në asnjë mënyrë e drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollim.
Ne i kemi dërgu komentet tona. Ajo që ka qenë e rëndësishme është se nga ky vendim nga komuna kanë dërguar komente, prova shtesë, pas përgjigjeve tona. Nuk e di se çfarë prova kanë dërguar komuna”, tha Nagavci.
Ndërsa ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci, pasi aj thotë se kjo e fundit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës kur e ka përjashtuar reformën në Arsim të nisur nga vetë Kastrati në Kamenicë, gjersa ai ishte kryetar.
Madje, anëtari i Partisë Socialdemokrate, kishte përgatitur edhe letrën e dorëheqjes së ministres, duke ia lënë atë te dera e zyrës.
“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur tri prej dokumenteve më të rëndësishme në Kosovë, e para e ka shkelur kushtetutën e dyta e ka shkelur kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta ligjin për vetëqeverisje lokale”.