“NATO është fati i Kosovës”, reagon presidentja Osmani pas avancimit të statusit

“NATO është fati i Kosovës”, reagon presidentja Osmani pas avancimit të statusit

“NATO është fati i Kosovës”, kështu ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani menjëherë pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, raporton Gazeta Enigma

Osmani përmes një postimi në “X” ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro.

Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro NATO në gjithë botën.

“NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles