Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Brazhe tha se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke garantuar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Brazhe tha se NATO përkrah fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën lehtësimin e BE-së.
Ajo tha se NATO gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe se asnjë vizion për paqe dhe siguri në rajonin euro-atlantik nuk mund të ekzistojë pa paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Brazhe poashtu tha se shumica e vendeve në rajon janë anëtarë të NATO-s, por disa vende si Serbia kanë marrë një vendim tjetër dhe Aleanca e respekton një vendim sovran.