Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen 330 mijë e 600 euro për pagesën e specializantëve për muajin qershor të vitit 2021, raporton Gazeta Enigma.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e kabinetit qeveritar.
“Përmes këtij vendimi trajtohet kërkesa për 330 mijë e 600 euro, në mënyrë që të paguhen pagat specializantëve, kanë pasur rritje të numrit dhe mosbuxhetim të tyre”.
Qeveria gjithashtu ka miratuar zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 7 shtetasve libanezë të lidhur me Hezbollah dhe ndaj 6 personave që janë të përfshirë në aktivitet të Organizatave terroriste ISIL.
Zëvendësministrja e MPJD-së Liza Gashi tha se sanksionet konsistojnë në ndalimin e udhëtimit për personat e sanksionuar.
“Ju ftoj të shqyrtoni, sanksionet konsistojnë në ngritjen e aseteve, ndalim të udhëtimit për personat e sanksioneve”./Gazeta Enigma/