Leonard Gashi nga Mitrovica, ka ndërruar jetë pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur ditë më parë në Strasburg të Francës.
27-vjeçari i cili ishte aksidentuar të mërkurën me 14 gusht, kishte qëndruar tri ditë në koma.
Ai ishte përplasur në mënyrë direkte me një lis skaj rrugës.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, viktima ishte i vetëdijshëm, por i bllokuar në veutrën e tij.
Zjarrfikëset në vendngjarje kanë nxjerrë të riun për t’i dhënë ndihmën e parë.
Për shkak të gjendjes së rënduar, viktima ishte transportuar me helikopterin e sigurisë civile Dragon 67 në spitalin Hautepierre në Strasburg.
Për shkak të plagëve të marra, i riu mitrovicas ka ndërruar jetë.