Ndryshime te Prishtina, prezantohet edhe një trajner te kampionët

Ndryshime te Prishtina, prezantohet edhe një trajner te kampionët

Klubi Futbollistik “Prishtina” tashmë e ka kompletuar edhe stafin e trajnerëve.



Ndihmes i kryetrajnerit Abudalah Ibrakoviq do të jetë edhe Arsim Prepolli, i cili erdhi te Prishtina me insistimin e trajnerit boshnjak, shkruan Gazeta Enigma.

Prepolli është emër i njohur në futbollin kosovar ku më parë ka luajtur në shumë ekipe të njohura, por edhe në rajon.

“Ai është ndër futbollistët nga Kosova që ka shkëlqyer në vitet 2000-2010 duke luajtur edhe te Prishtina e disa skuadra të tjera në Kosovë, teksa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Slloveni, Austri e Iran.

Familja “bardhekaltër” i dëshiron mirëseardhje dhe punë të mbarë Arsim Prepollit”, ka shkruar Fc Prishtina.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles