Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi një oficer korrektues nga Podujeva i cili punon në burgun e sigurisë së lartë ka njoftuar se një burgosur ka porositur vrasjen e tij.
Sipas këtij oficeri vrasja është porositur tek një ish i burgosur, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ndërsa Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/