Në ditëlindjen e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti viziton familjet e tyre

Në ditëlindjen e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti viziton familjet e tyre

Të dielë, kryeministri Albin Kurti së bashku me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar familjet Demaçi e Dehari, raporton Gazeta Enigma.

Kryeministri Kurti ka ndarë fotografi nga vizitat e tij tek këto dy familje, teksa ka shkruar se Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen.

“Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Related Articles