Dy trena lokalë janë përplasur në një incident të rëndë në qytetin e Mynihut në Gjermani. Të paktën një person është vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë përplasja ndodhi pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.
Disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane, derisa një drejtues treni dyshohet se është bllokuar në vendngjarje.
Duke konfirmuar incidentin, policia në Mynih tha se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes derisa rruga është mbyllur plotësisht.