Në gjysmën e parë të vitit 2021 regjistrohen 50 të vdekur nga aksidentet e trafikut

Në gjysmën e parë të vitit 2021 regjistrohen 50 të vdekur nga aksidentet e trafikut

Policia e Kosovës përmes një konference për media, ka njoftuar se që nga data 1 janar 2021 e deri më 7 qershor në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente fatale, raporton Gazeta Enigma.

Jeton Rexhepi nga divizioni për komunikacion rrugor në Policinë e Kosovës, tha se krahasimet e aksidenteve i kanë bërë me vitin 2019, pasi që viti 2020 ka qenë pandemia dhe ka pasur mbyllje.

“Nga 1 janari 2021 e deri më tash 7 qershor kanë ndodhur 44 aksidente fatale, kurse në vitin 2019 kanë në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 31 aksidente fatale. Në këtë periudhë kanë humbur jetën 50 persona, kurse në vitin 2019 kanë humbur jetën 37 persona”, deklaroi ai.

Rexhepi bëri të ditur se në këtë vit kanë ndodhur më shumë aksidente komunikacioni, teksa apeloi te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Related Articles