Në moshën 90-vjeçare, të dielën ka vdekur piktori i njohur, Omer Kaleshi, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ahmeti ka shkruar se me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.
Postimi i plotë:
Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.
Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.
Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij! / Gazeta Enigma.