Kandidati për deputet, Artan Behrami, ka dhënë një detaj pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se familja e Haxhi Thaçit ka pasur shpresë që ndoshta ish-presidenti Thaçi mund të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
“Po, familja Thaçi ka pasur shpresë që ndoshta presidenti Thaçi mund të lejohet, për shkak edhe të gjendjes së tij dhe se u bë një presion i madh publik edhe ka pasur shpresa që ndoshta mund të lejohet ardhja e presidentit Thaçi”.
“Dhe për të krijuar kohë, Haxhi Thaci është mbajtur në morg dhe të nesërmen është varrosur me ceremoni shtetërore. Gjithçka ka shkuar shpejt, koha i është dashur komunës për organizimin e një ngjarjeje të dinjitetshme”, tha Behrami.