Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Skenderaj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
“Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.
Sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.