Nedim Bajrami pranë transferimit te skuadra e madhe italiane

Nedim Bajrami pranë transferimit te skuadra e madhe italiane

Skuadra e Empolit ka humbur tashmë Kristjan Asllanin që u transferua tek Interi, por nga ana tjetër arkëtoi një shifër të konsiderueshme për një ekip që synon qëndrimin në Serinë A.



Me sa duket, presidenti i toskanëve, Fabricio Korsi, kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me fantazistin kuqezi, Nedim Bajrami.

Prej kohësh flitet për një kalim te Fiorentina, e cila është e interesuar prej më shumë se një muaji për të. Kujtojmë që agjenti Fali Ramadani është edhe këshillues i merkatos së vjollcëve, madje ka në menaxhim edhe trajnerin Vinçenco Italiano, i cili ka dhënë pëlqyeshmërinë e tij për Bajramin, pasi i përshtatet për skemën e tij.

Siç raporton “La Nazione”, ka pasur një takim mes agjentit dhe drejtuesve të klubit të Komizos (presidenti i Fiorentinës), ku është folur për detajet dhe shifrën që do të dakordësojë të dyja klubet. Flitet për 10 deri në 15 milionë euro, të jetë pagesa që Fiore do të bëjë drejt Empolit dhe, me sa duket, takimi i radhës do të jetë edhe ai përmbyllës.

Një skenar tjetër është edhe përfshirja e Zurkovskit në negociata. Mesfushori ishte i huazuar nga Fiore tek Empoli dhe pas paraqitjeve të mira, ai mund të përfshihet në transferimin e Bajramit, me Fioren që do të paguajë një shifër më të ulët.

Related Articles