Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me emisarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar, kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit.
Osmani ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do t’i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.