Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë elektrike

Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë elektrike

Sot është nënshkruar marrëveshja lidhur me projektin për efiçincë të energjisë elektrike.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, drejtori i bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergiy Maslichenko dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturave të brendshme të ndërtesave publike të kryeqytetit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë fjalimit të tij.

“Sot me komunën e Prishtinës po e thellojmë edhe një marrëveshje tjetër, është marrëveshja për efiçiencë të energjisë të ndërtesave publike në Prishtinë, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturave të brendshme të ndërtesave në Prishtinë duke garantuar sisteme të ngrohjes të cilat janë më efiçiente, pra mundësojnë kursimin e energjisë dhe në të njëjtën kohë kërkojnë standardet ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje do të zëvendësohen edhe dyert dhe dritaret si dhe do të bëhet edhe izolimi i 47 ndërtesave”, tha Murati.

Ndërsa  Maslichenko është shprehur se ky është një projekt-pilot për ta në Kosovë, po që është i vendosur se ky projekt do të funksionojë si ka funksionuar në vendet e tjera.

Përparim Rama tha se kryeqyteti ka nevojë të veçantë për restaurim, rinovim dhe ngritje të efiçiencës, jo vetëm në aspektin e rrymës që shpenzohet për energji, por edhe në aspektin e ambientit që krijohet.

Related Articles