Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka njoftuar se është nënshkruar partneriteti klimatik gjermano-kosovar me ministren gjermane Anne Lührmann dhe ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu.
Rizvanolli theksoi se kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve për çështjet e mjedisit dhe energjisë.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve tona për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në: Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike, Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë, Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP”, tha ajo.
Derisa falënderoi ministren Lührmann për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën e për partneritetin e shkëlqyeshëm, i cili siç tha ajo, shtrihet përtej enegjisë e klimës.
Postimi i plotë: