Nëntë persona mbesin të vrarë pas sulmit rus në dy shkolla dhe shtëpi në Ukrainë

Nëntë persona mbesin të vrarë pas sulmit rus në dy shkolla dhe shtëpi në Ukrainë

Guvernatori i rajonit Chernihiv të Ukrainës ka konfirmuar se nëntë  persona kanë vdekur pas një sulmi rus në dy shkolla dhe shtëpi.

Ndërkaq, ushtria ruse po vazhdon t’i bombardojë qytetet ukrainase tash e tetë ditë kur ka filluar agresioni. Forcat ruse s’po i lejojnë ukrainasit të evakuohen pasi po bombardon hekurudhat dhe urat.

Autoritetet lokale në qytetin Mariupol thonë se Rusia po ua ndërpren rrugët e evakuimit qytetarëve të Ukrainës duke bombarduar ura e hekurudha, shkruan The Guardian.

“Pushtuesit sistematikisht janë duke provuar që ta bllokojnë qytetin. Ky është gjenocid mbi popullin ukrainas”, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko. / Gazeta Enigma.

Related Articles