Nëntë të vdekur dhe 413 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nëntë të vdekur dhe 413 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 413 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që 9 persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë maqedonase njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3.025 testime.

Po ashtu mësohet se 309 pacientë janë shëruar, duke mposhtur kështu COVID-in.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 196,376, ndërsa numri i viktimave është 6,901./Gazeta “Enigma“/

Related Articles