Burgim prej 1 vjet e 6 muaj ndaj ferizajasit për vjedhje të rëndë

Burgim prej 1 vjet e 6 muaj ndaj ferizajasit për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.



Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro.

I pandehuri akuzohet se gjatë muajit maj 2018 në Ferizaj me qëllim përvetësimi të pasurisë së luajtshme, me përdorimin e forcës, hap një vrimë të madhe në banesën e fqinjës së tij N.E. depërton brenda ku pastaj përmes kësaj banese hap një vrimë tjetër dhe depërton në banesën e të dëmtuarit F.F. nga merr dy çanta të vogla të dorës, të firmës; Sfarovski, njëra ngjyrë e zezë e tjetra ngjyrë ari në vlerë prej 2,000 euro, një orë dore në vlerë rreth 350 euro, një hekur për hekurosje të rrobave në vlerë prej dyzet 40 euro, rroba të ndryshme, si dhe ka tentuar që të marrë edhe një TV, mirëpo pasi nuk ka arritur, i njëjti është dëmtuar tërësisht, vlera e të cilit sillet rreth gjashtëqind 600 euro. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles