Të mërkurën do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Takimi do të ndërmjetësohet nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, pala kosovare do të përfaqësohet nga Besnik Bisimi, zëvendëskryeministër për dialog, ndërsa ajo serbe nga Petar Petkoviq.