Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, në tentim për të emëruar Kryetarin e Kuvendit.
Deputetët e konistituar pritet që të mblidhen nga ora 15:00.
Nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën u propozua për kryeparlamentare ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Megjithatë, e njëjta nuk arriti që të emërohet në këtë pozitë, pasi nuk i pati votat e mjaftueshme.
Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares në legjislaturën e nëntë mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë deputetëve të pakicave joserbe përveç Duda Bales dhe Veton Berishës.
Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime.
Pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare votoi edhe Nenad Rashiq, partia e së cilit ka siguruar një nga dhjetë ulëset që u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb.
Kundër zgjedhjes së Haxhiut votuan deputetët e zgjedhur të LDK-së, ndërsa ata të Nismës Socialdemokrate abstenuan.
Ndërkohë, PDK-ja, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së s’morën pjesë në votim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e lëshoi sallën para se të niste votimi.