Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” ka bërë të ditur se të mërkurën do të organizojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut.
Në një njoftim, kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushtë marrëveshjen e re, të cilën nuk e kanë cekur cilën.
Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.