Nesër sërish protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Nesër sërish protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër, të premten,  në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve. 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret nesër, më 11 prill.

Ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.

Related Articles