Nesër varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë

Nesër varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë

Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

Related Articles