Këtë vit, Kryeministri Kurti ishte i ftuar edhe në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa ishte prezent edhe gjatë fjalimit të President Trump, të mbajtur ditën e mërkurë të kësaj jave.
Gjatë takimit të Kurtit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kryeministri ka theksuar rëndësinë e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe marrja e statusit të vendit kandidat, tha Zyra e Kurtit pë Euro News Albania.
“Për herë të dytë qeveria e Kosovës e organizon Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës. Kryeministri Kurti merr pjesë në ngjarjet që organizohen atje si dhe ka takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve aleate, mike dhe partnere, jo vetëm në Shtëpinë e Kosovës, por edhe në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.
Këtë vit, Kryeministri Kurti ishte i ftuar edhe në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa ishte prezent edhe gjatë fjalimit të President Trump, të mbajtur ditën e mërkurë të kësaj jave.
Takime të tjera bilaterale, u zhvilluan me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Poëell, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu, ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.
Me Komisioneren Kos, temë kryesore e ngritur nga Kryeministri ishte rëndësia e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrja e statusit të vendit kandidat.
Me shtetet partnere u diskutuan një sërë temash, mes të cilave mundësitë për investime të huaja, fuqizim i bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët si industria minerare, teknologjia, digjitalizimi, energjia, mbrojtja”.
