Nga nipi i Besnik Bislimit tek dosti i Hekuran Muratit, “KOSTT” i kapur totalisht nga LVV

Nga nipi i Besnik Bislimit tek dosti i Hekuran Muratit, “KOSTT” i kapur totalisht nga LVV

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, duket se është shndërruar në një çerdhe e punësimit për VV-në.

Në emisionin “Debat Plus” sonte u tregua se si njerëzit në pikat kyçe të KOSTT-it kanë lidhje familjare apo miqësore me partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht, u.d i Kryeshefit ekzekutiv, Shaban Neziri është një ish-anëtar i kësaj partie.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Gëzim Tosuni është nipi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Menaxheri i Zyrës Ligjore është Astrit Beqa, babai i Anyla Beqa që është shefe e kabinetit të ministres Artane Rizvanolli.

Lumnije Aliu, ish-gruaja e ministrit Liburn Aliu, është anëtare e Bordit të Drejtorëve.

Drejtor i Operimit të Tregut në KOSTT është Alban Fetahu, mik i Hekuran Muratit e përkrahës i hapur i VV-së.

Në fund, anëtar i bordit të drejtorëve është edhe Sead Mujovi, i afërt me zëvendëskryeministren, Emilja Rexhepi.

Sektori i energjisë vazhdon të mbetët një njollë e zezë për partinë në pushtet. Jo vetëm për punësimet familjare dhe të militantëve, por edhe për dyshimet për keqpërdorime milionëshe, ku ka pasur edhe arrestime

Related Articles