“Nga përvoja ime si ushtarak, është mirë të flitet”, Peach bën thirrje për vazhdim të dialogut

“Nga përvoja ime si ushtarak, është mirë të flitet”, Peach bën thirrje për vazhdim të dialogut

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Dialogun në Kosovë-Serbi, Stuart Peach, ka thënë se ata përkrahin rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të dyja vendeve.

Në një intervistë për N1, Peach ka treguar se ata flasin me të dyja vendet në vazhdimësi.

“Në këtë moment, ne vijojmë ta mbështesim thirrjen e Bashkimit Evropian për shtensionim. Unë e kam bërë punën time gjatë vizitave të mia për vazhdim të dialogut dhe kam theksuar se sa urgjente është të vazhdohet”, ka thënë Peach.

“Në historinë tonë dhe nga përvoja ime prej afër gjysmë shekulli në ushtri, është mirë gjithmonë të flitet”.

Më tej Peach ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“Presim përgjigjen më të madhe dhe pjesëmarrje të të gjitha partive në këto zgjedhje lokale”.

Related Articles