Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar se aksidenti i shkaktuar nga Ministrja e Instrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e cila foli edhe për gjendjen shëndetësore të fëmijës së aksidentuar.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurores kujdestare nga policia, bazuar në raportin mjekësor se, personi i mitur pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar në gjendje të mirë në shtëpi, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.
Fëmija është trajtuar në Emergjencë në QKUK, por i njëjti pas trajtimit është liruar në shtëpi.
Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe policia në raportin e saj 24-orësh.
“Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”. / Gazeta Enigma.