Ngacmohen seksualisht dy vajza të mitura në Skënderaj, arrestohen gruaja që i ftoi në banesë

Ngacmohen seksualisht dy vajza të mitura në Skënderaj, arrestohen gruaja që i ftoi në banesë

Një person në Skenderaj është ankuar se një femër i ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e mitura 9 dhe 11 vjeçare.

Por aty kanë qenë edhe dy meshkuj të dyshuar të afërm me të dyshuarën të cilët i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura.

Ata iu kanë bërë nxitje vajzave të mitura që të martohen në moshë të re.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shtator, në ora 14:00.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles