Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
09:30 – Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie.
09:30 – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) publikon dokumenti “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të animit në Republikën e Kosovës”.
09:30 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon dëshminë dëshmitari i mbrojtjes, Hazir Borovci, në procesin ndaj Salih Mustafës.
10:00 – Vazhdon seanca plenare. (Kuvendi i Kosovës).
10:00 – Mbahet mbledhja e shtatë e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
10:00 – Mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
10:30 – Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) mban konferencën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, me ç’rast prezanton raportin vjetor nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021.
10:30 – Komuna e Gjakovës mban dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës, përkatësisht për zonat kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh, brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës.
11:00 – Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Buxhetit 2022 për komunat Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të nga kuvendet komunale.
11:00 – Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.
12:00 – Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi.
18:00 – Organizata “You Can Do” mban ngjarjen përmbyllëse të projektit “Mos më lini pas dorë” që kishte për synim trajnimin dhe pavarësimin financiar të grave dhe vajzave me nevoja të veçanta.