Ngritet aktakuzë ndaj profesorit të pezulluar Xhevat Krasniqi

Ngritet aktakuzë ndaj profesorit të pezulluar Xhevat Krasniqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj profesorit të pezulluar universitar Xhevat Krasniqi, që dyshohet se ngacmoi seksualisht 27 studente.

Këtë e bënë të ditur nga Prokuroria Themelore.

Më 18 qershor të vitit 2024, Prokuroria kishte marrë vendim për të nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

Studentë të shumë për ditë të tëra patën protestuar dhe bllokuar edhe daljen e anëtarëve të Këshillit të Etikes të Universitetit të Prishtinës më 22 prill.

Xhevat Krasniqi ishte pezulluar nga rektorati i Universiteti të Prishtinës më 23 prill, 2024.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për suspendimin e Krasniqit kishte thënë se vendimi u mor pasi Këshilli i Etikës e rekomandoi atë pas përfundimit të seancave dëgjimore dhe shqyrtimit të rastit.

“Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to. Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xh.K, sipas kornizës norative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”.

Related Articles